Qysh me përgatitë paragjellë franceze?

Thuhet se kur keni ngrënë një paragjellë franceze keni ngrënë një nga paragjellat më të mira në botë. Kuzhina franceze shquhet për disa gjëra, e paragjella padyshim se është njëra nga to. Mirëpo a e dini se cilët janë përbërësit e një paragjelle franceze? Pse ajo është kaq unike? Mos u shqetësoni sepse ka ardhur koha t\’i mësoni të gjitha këto. Më poshtë ne ju sjellim recetën e paragjellës franceze. Jo shumë e vështirë për tu gatuar dhe shumë e shijshme për t\’u provuar. Mos hezitoni ta përgatisni!

Përbërësit për paragjellë franceze

  • 200 gram mish i bardhë
  • 1 gotë bizele të zieera
  • 200 gram proshutë
  • 2-3 karota
  • 200 gram majonezë
  • 3 vezë
  • lëngu i 1 limoni
  • majdanoz
  • kripë.

Përgatitja:

Së pari pastrohet mishi dhe perimet. Pastaj të dyja bashkë zihen vetëm me kripë dhe ujë. Pas zierjes, pasi të kullohen, priten në katrorë të vegjël. Mishit i shtohen bizelet dhe proshuta e prerë imët. Në anën tjetër vezët zihen 10 minuta. Kur të jenë gati priten në 12 rrathë. Pastaj pjesët e mbetura copëtohen imët dhe përzihen me masën e mishit.  Në fund, shtohet lëngu i limonit,kripë, majonezë dhe përzihet. Të gjitha këto padyshim se i japin shije recetës. Kjo paragjellë franceze sipas dëshirës mund zbukurohet me majdan

Leave a Reply