Përbërësit:
- 1 kg domate
- 100 gram peshk ton të konzervuar
- 1 qepë
- ¾ lugë majonezë
- lëng limoni
- kripë
- piper.
Qepa pritet imët dhe shtohet pak kripë. Bëhet përzierja e lëngut të limonit me majonezë. Shtohet mbi qepë. Shtohet edhe peshku i imtësuar dhe me këtë masë mbushen domatet e pastruara nga farat. Zbukurohen me ullinjë.
