Qysh me përgaditë torte me arra?

Përbërësit:

  • 500 gr biskota Petit beure
  • 20 gr sheqer
  • 1 lugë ekstrakt vanileje
  • 150 gr arra te grimcuara
  • 2 lugë gjelle kakao
  • 1 gotë ujë
  • 160 gr margarinë
  • 1 çokollatë e zezë për zierje
  •  gotë ajkë e ëmbël (hopla)

1. Fillimisht coptojmë keksat.

2. Marim një enë vendosim sheqerin, kakaon dhe ujin, përbërsit i përziejmë , pastaj shtojmë margarinen, masen në tengjere e ziejmë për 10 minuta, duke e përzier gradualisht. Mases së përgaditur ia shtojmë keksat e shtypura dhe arrat e grimcuara, pastaj e përziejmë mirë derisa të krijojmë masë homogjene.

3. Masen e kthejmë në tepsi, e rrafshojmë me lugë, pastaj masen e vendosim në frigorifer për 30 minuta.

4. Në ndërkohë përgadisim qokollaten e shkrirë, marim një tenxhere vendosi pak ujë në të, sipër saj vendosim një enë tjeter pasataj vendosim qokollaten, e lëm kështu derisa ajo të shkrihet, qokollaten e lëm të ftohet pak.

5. Në ndërkohë me mikser rrahim kremin derisa të fitojmë masë kremoze, kremit pastaj ia shtojmë qokollaten. 6. Kremin e përgaditur nga qokollata e shtojmë sipër tortes që kemi në frigorifer. 7. Për dekor tortes i vendosim arra, apo bajame të grimcuara.

Leave a Reply