Përbërësit:
- 250 gram biskota të bluara
- 100 gram margarinë
- 400 gram nutella
- 500 gram krem djathi.
Shkrihet një lugë nutella së bashku me margarinën dhe shtohet tek biskotat e bluara. Përzihet mirë dhe rrafshohet në tepsi me ndihmën e ndonjtë gote më fund të rrafshët. Në ndërkohë përziejmë krem djathin me nutellën e mbetur derisa të bëhet masë e njëllojtë. Shtojmë kremin me nutella mbi biskota dhe e lëmë të ftohet për disa orë.
