Qysh me përgaditë qofte me mish pule?

Përbërësit:

  • 3 copa mish të bardhë pule
  • 2 vezë
  • 1 qepë
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj
  • Gjalpë.

Mishi bluhet në makinë mishi. Në masën e mishit shtohet qepa e grirë imët. Vezët tunden me 1 lugë gjalpë dhe shtohen në enë. Shtohen melmesat, dhe nga masa e përzier mirë bëhen qoftet e madhësisë së dëshiruar. Qoftet skuqen në vaj të nxehtë dhe shërbehen me pure patatesh.

Leave a Reply