Qysh me përgatit qofte me patate dhe erëza të veçanta?

Qofte me patate dhe erëza të veçanta – Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.

Përbërësit për qofte me patate:

  • 300 gr mish të bluar;
  • 3 lugë thërrmija buke;
  • 1 qepë;
  • 4 – 5 thelpinj hudhre;
  • 2 vezë;
  • 200 gr ajkë e thartë;
  • pak kaçkavall;
  • pak spec të bluar;
  • piper të bluar;
  • 3 patate të mëdha;
  • vaj.

Përgatitja:

Në mishin e bluar shtoni thërrmijat, qepën e grirë, hudhrën e grirë, 2 vezë, specin e bluar dhe piperin. Të gjitha këto bashkoni. Bëni çoftë të vogla. Pataten zieni dhe priteni në rrathë ose kubik. Tepsinë lyejeni me vaj dhe shtrini në fund të tepsisë patate si edhe anash. Radhisni qoftet ndërkaq midis se cilës vendosni një rreth patateje. Tundini vezët dhe shtoni ajkën dhe bashkojini.

Në çdo qofte hidhni një lugë ajkë. Sipër hidhni kaçkavallin e grirë në rende. Piqeni në 220 gradë Celsius rreth 40 minuta derisa të skuqen mirë. Shërbejini të ngrohta dhe nëse dëshironi shoqërojini edhe me pak kos ose tarator. Në rast se nuk doni ta shoqëroni me tarator, provoni ta shoqëroni me salca të ëmbla ose pikante. Kanë shije të jashtëzakonshme. Shoqërojini me birrë me limonatë nëse nuk doni ta shoqëroni me alkol. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply