Kjo maskë u jep flokëve të ngjyrosura një nxitje ushqyese, parandalon ndarjen e fundeve, u jep shkëlqim dhe rikthen butësinë natyrore të flokut.
Përbërësit:
- 2 lugë vaj ulliri
- 1/2 e avokados
- 1/2 e bananes
- 6-7 pika vaj të pastër argani
Kombinohen të gjithë përbërësit. Me maskën e përgaditur masazhohen rrënjët dhe flokët. Mbahet maska për 10 minuta e pastaj shpërlahet.

