Përbërësit:
- 50 ml vaj ricini
- 50 ml vaj rozmarine
- 50 ml vaj ulliri.
Kombinohen të gjitha llojet e vajërave në një enë. Në flokë të thata aplikohet vaji në gjatësinë dhe rrënjën e flokëve. Ndërsa, nëse keni flokë të yndyrshme atëherë vaji aplikohet vetëm në gjatësinë e flokut e jo në rrënjë. Mbahet vaji për të paktën 2 orë, dhe pastaj lahen flokët në mënyrë të zakonshme.
