Si te motivohemi ne jete?

Si te motivohemi ne jete? Të gjithve ndonjëherë na ndodh të ndihemi sikur na ka humbur motivi për jetë. Të lodhur mentalisht dhe fizikisht, shpesh gjëja e fundit që duam të bëjmë është të ngrihemi nga krevati.

Mirëpo, këtë gjë duhet ta bëjmë secilën ditë. Nëse nuk e kemi motivin për ta bërë, ne duhet ta gjejmë atë. Por si? mund të pyesni ju..

Rikujtoni vetës qëllimet tuaja

Nganjëherë ndodhitë e jetës na bëjnë të harrojmë cilat janë qëllimët tona të vërteta dhe pyesim vetën si te motivohemi ne jete?. Kur shumë gjëra jo të mira ndodhin dhe bota na përmbyet duhet t’i kujtojmë vetës gjërat që i duam vërtetë.

Qëllimet dhe ëndrrat tona në jetë. Duhet të kapemi fort pas tyre. Vetëm kështu arrijmë t’ja rikthejmë vetës dëshirën për të bërë më shumë gjëra dhe për të pasur më shumë energji pozitive.

Suksesi është motivi më i madh

Kur jeni të sukssshëm ndiheni të motivuar për jetë. Prandaj punoni që ta arrni suksesin dhe që motivi të mos ju mungoj. Padyshim se kjo është një rrugë e gjatë që don durim. Mirëpo ju duhet të përkushtoheni. Mendoni për suksesin dhe ndiesinë që ju jep të qenit i suksesshëm.

Merreni vetën me të mirë

Mos e lini vullnetin dhe lumturinë tuaj në duarë të askujt. Mirëpo dëgjoni dëshirat tuaja të hështura dhe nevojat tuaja. Motivi për jetë do të vijë atëherë kur ju ta trajtoni trupin dhe mendin tuaj ashtu si e meritoni.

Prandaj kushtoni kohë vetës dhe mirëqenies tuaj fizike dhe psiqike. Gradualisht do të filloni ta ndieni vetën më mirë dhe më të motivuar.

Inspirohuni nga të tjerët

Rrethojeni vetën me njerëz që janë insipirues dhe të motivuar. Mësoni nga suksesi dhe strategjia e tyre e jetës. Largojeni vetën nga njerëzit e pa motivuar dhe që nuk duan të shkojnë përpara.

Vetëm duke u rrethuar nga njerëz që me të bëmat e veta ju inspirojnë ju do të motivoheni për të jetuar më mirë.

Si motivohen këta 4 lloje personalitetesh të ndryshme?

Njerëzit bien në njërën nga katër kategorite e personaliteteve: detyruesi, pyetësi, rebeli dhe mbështetësi. Secili nga këto personalitete motivohen ndryshe për të realizuar planet e tyre.

Nëse keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz arrijnë të bëjnë më shumë gjëra se të tjerët, atëhere dijeni se nuk ka asnjë lidhje me vullnetin e tyre. Po atëhere çfarë? Me sa duket shkenca na tregon se ka katër tipe personalitetesh dhe secili motivohet ndryshe. Ja që karaktere të ndryshme motivohen ndryshe.

Personaliteti Detyrues

Detyruesit i plotësojnë lehtësisht pritshëmrit e jashtme. Ata i dorëzojnë projektet në kohë kur dikush tjetër pret prej tyre, por ata luftojnë me pritshmërit që kanë ndaj vetes. Nëse nuk arrijnë dot t’i përmbushin detyrimet që i kanë vendosur vetes, këta lloj njerëzish shpesh dekurajohen.

Detyruesit kanë nevojë për përgjegjësi të jashtme që të motivohen.
Ata japin rezultate të shkëlquera me afatet dhe mbikëqyrjen e ekipit.

Nëse jeni një personalitet që të motivoheni do t’ju duhen stimulues të jashtëm, në të kundërt nuk e përmbushni dot synimin tuaj. Si ta bëni këtë?
E thjeshtë. Tregojini dikujt për atë që doni të arrini dhe kërkojini që të të kontrollojë herë pas here ecurinë tuaj.

Në mënyrë që të gjeni motivimin e duhur për t’i shkuar deri në fund një detyre, atëhere ndiqni këshillën tonë.

Kuriozi ose Personaliteti Pyetës

Kuriozi vë në dyshim të gjitha pritshmërit e tij. Këta lloj njerëzish nëse nuk kanë një arsye të fortë apo një argument se pse duhet ta bëjnë diçka, nuk e bëjnë. Ata e lidhin një detyrë me një shpjegim sepse për ta kjo do të thotë një angazhim të thellë ndaj logjikës dhe efikasitetit.

Pyetësi has shumë vështirësi në marrjen e vendimeve sepse do të ketë më tepër informacion. Ata kanë nevojë për arsye dhe justifikime për t’u motivuar. Nëse ata janë në punë dhe ndjejnë se nuk ka llogjikë pas një detyre, nuk do ta bëjnë. ”

Kjo tendencë mund të shkaktoj konflikte sepse shpesh herë pyetësi ose kuriozi vë në dyshim edhe autoritetin e atij që ia ka ngarkuar punën. Rrjedhimisht nuk është një lojtar i mirë në grup.

Nëse jeni ai person që pyet vazhdimisht se si te motivohemi ne jete?, dhe të përmbushni një detyrë të caktuar shmagni pyetjet e tepërta. Bëni pyetje konstruktive dhe shtyni veten të përfundoni atë që keni nidur. Dija është një kupë që nuk mbushet kurrë, ndaj nuk është e nevojshme të dini gjithcka.

Rebeli

Rebelët i rezistojnë të gjitha pritshmërive, si atyre të jashtmeve ashtu edhe atyre të brendshmeve. Ata bëjnë atë që duan të bëjnë sipas mënyrës së tyre dhe kur duan ata ta bëjnë.  Kjo vjen nga dëshira e tyre për liri zgjedhjeje dhe vetëshprehjeje. Kur dikush tjetër përpiqet të detyrojë një rebel për të bërë diçka, ata rezistojnë.

Identiteti është shumë i rëndësishëm për rebelin. Për shembull, një rebel mund të rezistojë të shkojë në një takim të stafit në 10 të mëngjesit sepse e urrejnë kur u thuhet se kur u duhet të shkojnë.

Nëse jeni rebel, kujtojini vetes reputacionin tuaj dhe rishikojini qëllimet që dëshironi të arrini. Thuaji vetes se nëse nuk shkoj në atë takim, ata do të mendojnë se jam i papërgjegjshëm. Meqë kjo ka të bëjë me identitetin tuaj do të funksionojë me patjetër.

Rebelët gjithashtu kanë tendencë të gëzojnë sfida ose konkurime mes stafit. Ata që kanë fatin të menaxhojnë persona të tillë mund t’i shtyjnë të përfundojnë një punë vetëm për hir të konkurrencës. Duke qënë se rebeli do të kundërshtojë pritshmërit e të tjerëve shpesh ata bëjnë një përpjekje ekstra vetëm e vetëm për të provuar të tjerët që janë gabim.

Përkrahësi

Mbështetësit janë më të mirët kur bjen tek përmbushja e pritshmërive të brendshme dhe të jashtme. Pra, e kundërta e rebelit. Ata plotësojnë afate, lulëzojnë sipas rregullave dhe pritshmërive dhe arrijnë rezultat pa shumë problem.

Ndërsa kjo tendencë tingëllon si përsosmëri e produktivitetit, një nga problemet më të mëdha të një mbështetësi është se janë pak të ngurtë. Shpesh e kanë të vështirë për të ndryshuar kur ndryshojnë rrethanat.

Gjithashtu, kur janë në një vend pune tepër fleksibël dhe pa qëndrueshmëri, dijeni se për ta është luftë e hapur. Mbështetësit duan rregull dhe strukturë mbi të gjitha.

Për shëmbull nëse një i thuaj një rebeli ‘Bëj gjithçka për ta bërë atë shitje’, dijeni se ka për ta bërë. Ama për një person përkrahës që ndjek një rregull të caktuar kjo nuk funksionon me ta.

Nëse jeni një mbështetës, ju lulëzoni nën rutinë dhe orare. Ju mund të bëni çfarë dëshironi dhe çfarë ju thotë mendja vetëm pasi e keni vendosur se do ta bëni. E keni analizuar dhe kanalizuar në një plan të mirëmenduar. Ama kriteri më i fortë i një përkrahësi është se ata motivohen shpejt dhe i qëndrojnë deri në fund përmbushjes së një detyre.

Na tregoni cili nga këto personalitete jeni dhe me sa vështirësi motivohen secili prej jush. Sigurisht, njerëzit mund të jenë edhe më kompleks duke qënë kombinim midis këtyre katër personaliteteve të përgjithshme. Ndaj, mirëpresim mendimin tuaj.