Qysh me përgatit sallatë greke me sardele?

Qysh me përgatit sallatë greke me sardele? Një pjatë e veçantë dhe një mënyrë ndryshe e shijimit të sardeleve. Provojeni recetën dhe na tregoni se sa e shijshme është vërtetë kjo recetë.

Përbërësit për sallatë greke me sardele?:

  • 3 lugë lëng limoni,
  • 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër,
  • 1 thelb hudhre i grirë imët,
  • 2 lugë rigon të thatë,
  • gjysmë luge të vogël piper të bluar të freskët,
  • 3 domate të madhësisë mesatare të prera në copa të mëdha,
  • 1 kastravec i madh i prerë në copa të mëdha,
  • 1 konservë qiqra,
  • 1/3 e filxhanit djathë feta të thërrmuar,
  • ¼ e filxhanit qepë të kuqe të grirë,
  • 2 lugë ullinj të grirë,
  • 2 konserva me sardele në vaj ulliri.

Përgatitja:

Në një enë të madhe përzini lëngun e limonit, vajin, hudhrën, rigonin dhe piperin. Shtoni pastaj domatet, kastravecin, qiqrat, djathin qepën dhe ullinjtë dhe përzieni ngadalë. Shërbeni në pjatë dhe pastaj në sallatë rendisni sardelet e kulluara nga vaji, transmeton Telegrafi.

Leave a Reply