Qysh me zgjedhe syze qe pershtaten me fytyren tuaj?

Qysh me zgjedhe syze qe pershtaten me fytyren tuaj? Syzet janë absolutisht të nevojshme. Mirëpo të gjejmë formën ideale të syzeve për fytyrën tonë ndonjëherë është  e vështirë.

Megjtihatë syzet na duhet sidmos kur kemi problem me shikim apo gjatë stinës së verës e sidomos në plazhë apo pishinë për t’i mbrojtur sytë nga rrezet e dëmshmë të diellit. Mirëpo është shumë e rëndësishme që ato t’i përshtatim me formën e fytyrës tonë.

Prandaj më poshtë ju japim disa këshilla se si ta gjeni formën ideale të syzeve për fytyrën tuaj.

Fytyrës me formë të rrumbullakët u përshtaten syzet më të mëdha. Kjo shërben për të larguar vëmendjen nga detajet e fytyrës të cilat nuk dëshirojmë të bien në sy.

Fytyra me formë ovale është fytyra që ka nofullën e zgjeruar. Cilatdo syze me formë katrore apo të rumbullakët i përshtaten kësaj forme të fytyrës.

Fytyra në formë katrori është fytyra e cila e ka vijën e flokëve me gjerësi të njejtë sa nofulla. Kësaj forme të fytyrës i përshtaten syzet me formë të rumbullakët.

Në fund kemi fytyrën në formë të zemrës, e cila ka nofullën e ngushtë dhe ballin e gjërë. Syzet të cilat i përshtatet kësaj forme të fytyrës janë syzet të cilat skajet e kornizës i kanë më të larta se sa mesin.

Leave a Reply