Qysh me u depilu me mjaltë dhe sheqer?

Depilimi me mjaltë dhe sheqer kohëve të fundit është shndërruar në mënyrën më popullore për heqien e qimeve nga trupi. Me sheqer mund të depiloheni shumë thjesht dhe në mënyrë efikase, ashtu sikurse me dyllë.

Është interesante që kjo mënyrë e depilimit shumë e vjetër, rrjedh nga Lindja e Afërt, ku edhe sot e kësaj dite është zgjidhja më e shpeshtë për njërin nga problemet më të mëdha të femrave. Me pak përpjekje, këtë lloj të depilimit mund ta bëni edhe ju vetë në shtëpitë tuaja.

dua.com: E ti, çka po pret? Shkarko tani!

Para se t’jua shpjegojmë mënyrën, duhet ta dini se kjo mënyrë e depilimit largon edhe qimet më të vogla, kështu që nuk keni pse prisni që qimet të rriten për t’i larguar.

Përbërësit:

  • 250 g sheqer
  • 200 g mjaltë
  • Limon
  • Napa/copa/lecka me një gjerësi përafërsisht 10 centimetra.

Qysh me u depilu me mjaltë dhe sheqer?

1) Në një enë ngrohni 250 g sheqer, derisa të marrë ngjyrë të artë.
2) Shtoni 200 gr mjaltë dhe dy lugë lëng limoni të shtrydhur.
3) Masën e largoni nga zjarri dhe përzieni derisa të marrë ngjyrë të verdhë në të artë dhe të trashet në mënyrë homogjene.
4) Në lëkurën e pastër vendosni përzierjen e ngrohtë në drejtimin e kundërt nga rriten qimet dhe mbi të ngjisni copën ngjitëse.
5) Me lëvizje të buta tërhiqni copën apo shiritin ngjitës në drejtimin e rritjes së qimeve.
6) Pas depilimit, të gjitha mbetjet e sheqerit largohen lehtë me ujë të ngrohtë.

Vërejtje:

  • Depilimi me sheqer dhe mjaltë u sugjerohet të gjithë atyre me lëkurë të ndjeshme, sepse kjo është një përzierje natyrale dhe nuk shkakton irritim.
  • Për herën e parë ju nevojitet më shumë durim për t’i mposhtur pengesat. Secilën herë të ardhshme do të jetë më thjesht, më shpejt dhe më e lehtë.

Leave a Reply