Qysh me përgatitë shampite?

Shampitja është një nga ëmbëlësirat më të dashura për shumë kë. Lajmi i mirë është se një shampite përgatitet lehtë dhe shpejtë. Nëse e provoni, do të ju dalë edhe më e shijshme se ato që hani nëpër ëmbëltore! Prandaj mos hezitoni ta provoni!

Përbërësit për këtë ëmbëlsirë janë:

  • 6 të bardha të vezës
  • 350 gram sheqer
  • 1 filgjan i vogël ujë

Për petën:

  • 6 të verdha të vezës
  • 6 lugë sheqer
  • 6 lugë miell
  • 6 lugë qumësht
  • 6 lugë vaj
  • 1/2 qese pluhur për pjekje

Procedura

Së pari përziejmë të verdhat e vezës dhe sheqerin me mikser derisa të shkrihet sheqeri. Shtojmë qumështin, vajin dhe pluhurin për pjekje Mbulojmë tepsinë me letër për pjekje, hedhim në të përbërjen dhe e fusim në furrë të nxehur më parë në 180 gradë. Në një tenxhere vendosim sheqerim dhe shtojmë ujin, e lëmë në zjarr derisa të shkrihet sheqeri.

Pastaj në një enë tjetër duke rrahur të bardhat e vezës shtojmë sherbetin duke përzier me mikser vazhdimisht derisa të bëhet shkumë e fortë. Pasi të jetë pjekur peta, shtojmë shkumën mbi petë dhe i lëmë në furrë edhe 5 minuta së bashku. Kjo shampite është gati për servim dhe kushdo që do ta provojë do të ngelet i kënaqur!

Leave a Reply