Qysh me përgatit sallatë me avokado dhe djath dhe erëza?

Qysh me përgatit sallatë me avokado dhe djath? Nëse jeni adhurues i avokados, por nuk keni ide se në çfarë mënyre ta përgatisni, po ju sjellim recetën e shkëlqyeshme për sallatë.

Ky është ushqimi ideal që ta merrni me vete për kafjall. Kjo sallatë, njëkohësisht është e shëndetshme, e shijshme dhe plot kalori të shëndetshme.

Përbërësit për sallatë me avokado:

  • 150 g krem-djathi për lyerje,
  • 120 g djathë të grirë,
  • 3 lugë supe jogurt,
  • një lugë majonezë,
  • një kavanoz speca të pjekur,
  • 2 avokado,
  • 40 g arra,
  • kripë

Përgatitja:

Përzieni krem-djathin, djathin e grirë, jogurtin dhe majonezën. Pritni imët specat dhe avokadon dhe shtoni në të tretje qumështi. Në fund shtoni arrat e bluara dhe kripën sipas dëshirës. Kjo sallatë është shumë e shëndetshme dhe sugjerohet nga shumë dietologë. Avokadoja njihet për një përmbajtje të lartë vitaminash dhe është ushqimi kryesor për recetat e vegjetarianëve dhe veganëve.

Leave a Reply