Qysh me përgatit kifle të shishme?

Të gjithë i duan kiflet. Por a dini me përgatit kifle të shishme? Të ëmbëla apo të njemlëta, ato janë të preferuara nga të gjithë.

Lajmi mirë është se as përgatitja e tyre nuk është shumë e vështirë. Më poshtë po ju sjellim një nga recetat më të shpejta dhe më të shijshme për kiflet. Mos hezitoni t’i përgatitni!

Përbërësit për kifle të shishme

  • 1 gotë uji qumësht (200 ml)
  • 1 gotë uji vaj (200 ml)
  • 1 gotë ujë të vakët
  • 3 vezë
  • Pak farë buke
  • 1 luge te sheqerit kripë
  • Miell deri sa të bëhet masa

Përgatitja

Përgatisim brumin, pastaj e ndajmë në katër pjesë të barabarta. Marrim pjesën e parë, e ndajmë në 10 kulaçë të cilët pastaj i hapim vetëm pak me t’holluese. Secilin prej tyre i lyejmë me margarinë duke i vendosur njëri mbi tjetrin. Të njëjtën e bëjmë edhe me tri pjesët tjera të brumit.

Pasi t’i përfundojmë, katër pjesët i marrim dhe i hapim më shumë deri sa të bëhen petë të mëdha që t’i ndajmë me thikë në formë trekëndëshi. I mbushim sipas dëshirës. Kiflet i radhisim në një tepsi të lyer me vaj pastaj i lyejmë me vezë, mbi u hedhim susam. Kiflet i lëmë që të vijnë deri sa të shohim se janë fryrë mjaftueshëm, pastaj i pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht.

Leave a Reply