Qysh me përgatit ëmbëlsirën e preferuar të Halle Berry?

Ylli i filmit, Halle Berry, ndonëse 53-vjeçe, është ithtare e stërvitjeve dhe e ushqimit të shëndetshëm. Ajo gjatë viteve të kaluara ka zbuluar regjimin e vet ideal, bëhet fjalës për dietën ketogjene, e cila bazohet në marrjen e shtuar të yndyrës dhe pothuajse në reduktimin e plotë të hidrokarbureve, transmeton Qysh Me.

Nëse ju dëshironi të mësoni receta të shëndetshme ndiqeni Halle Berry në rrjetet sociale dhe mësoni shumë sekrete të kuzhinës. Edhe pse i ka eliminuar ëmbëlsirat nga menyja e saj, ajo veten ndonjëherë e qeras me ëmbëlsirën e zgjedhur me kujdes, më saktësisht me desertë që nuk përmbajnë sheqer dhe me siguri nuk do të ndikojnë në shtimin e peshës trupore.

Kështu, bukuroshja Halle në profilin e vet në Instagram ka publikuar recetën për ëmbëlsirën e preferuar – akulloren nga avokadoja.

Përbërësit e nevojshëm:

  • 2 avokado,
  • 1 filxhan qumësht bajameje pa sheqer,
  • 1 filxhan ajkë të ëmbël,
  • ëmbëltues,
  • 1 lugë lëng limoni,
  • disa pika mente ekstra,
  • pak kripë.

Përgatitja:

Përbërësit e përmendur qitni në blender dhe miksoni derisa të përftoni tretje të lëmuar, pastaj me kujdes qiteni në enë apo kallëpe për akullore. Kënaquni!

Leave a Reply