Nëse jeni adhurues i ëmbëlësirave ju patjeter duhet ta provoni një ëmbëlsirë me mjedra. Kush nuk ka dëshirë të shijojë një ëmbëlsirë me mjedra të shijshme në çdo vakt pa frikën e kalorive dhe shtimit të peshës? Për këtë arsye ne po ju sjellim këtë recetë për një ëmbëlsirë me mjedra, që lehtazi mund të konsiderohet edhe si ëmbëlësirë e shëndetshme. Sidomos nëse sheqerin e bardhë e zëvendësoni me sheqer kafe.
Përbërësit për ëmbëlësirë me mjedra
- ½ filxhan ujë;
- 4 filxhanë mjedra të freskëta;
- ¼ ujë të ftohtë;
- 2 lugë të vogla nisheste;
- ½ filxhan sheqer
- 1 lugë e vogël lëng limoni.
Përgatitja:
Së pari nxehni, në temperaturë mesatare, një filxhan mjedra dhe gjysmë filxhani ujë. Pastaj zieni dhe përzieni derisa mjedrat të zbuten, përkatësisht rreth 5 minuta. Pastaj qitni mjedrat në sitë në mënyrë që të ndani farat. Kur ta keni bërë ktheni në tenxhere në të cilën i keni zier. Përzieni nishestenë dhe ¼ e ujit të ftohtë në një enë derisa të shkrihet, andaj përzieni atë me mjedrat e ziera dhe shtoni sheqer. Zieni të gjitha bashkë, duke i përzier, rreth 5 minuta. Në fund, shtoni lëngun e limonit dhe lini që salca nga mjedrat të ftohet në temperaturë dhome. Sipër qitni mjedrat e mbetura dhe qitni salcën e përgatitur dhe lëreni të ftohet. Këtë ëmbëlsirë servojeni të ftohët. Jemi të bindur se nëse e provoni nuk do të ndiheni të zhgënjyer .
Të mirat nga mjedra
Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave dietale (6,5 g). Është shumë e ëmbël e posedon pak kalori, që është arsye e mjaftueshme që të kënaqemi duke e konsumuar. Është e pasur me vitamina C e përmban edhe vitaminat e kompleksit B, vitamina E dhe K. Mjedra përmban sheqerna (glukozë, fruktozë, sakarozë), thartira organike (elagine, të mollëve, limonit, salicinës), vaj eterik, materie tanine, vitaminat C dhe E.
