Qysh me përgaditë vaj kanelle?

Ky vaj shërues është i thjeshtë e mund ta përdorni edhe nëse nuk keni probleme shëndetësore.

Përbërësit:

  • 12 shkopinj kanelle
  • 1 gotë vaj ulliri (200 ml)
  • 1 kavanoz prej qelqit

Mënyra e përgaditjes:

  • Shkopinjtë e kanellës i vendosni në kavanoz prej qelqit dhe sipër derdhni vajin e ullirit.
  • Sigurohuni që shkopinjtë të jenë mbuluar me vajin e ullirit, e mbyllni kavanozin dhe e lini në vend të ngrohtë
  • Le të qëndrojë dy deri tri javë
  • Përzieni çdo ditë
  • Pas tre javësh vajin e fituar të kanellës e hidhni në një shishe të errët dhe e ruani në vend të ftohtë.

Leave a Reply