Përbërësit:
- 500 gram petë për pite
- 300 gram djathë
- 3 vezë
- 2 lugë qumësht
- 200 gram margarinë.
Tunden vezët me qumësht dhe djath të thërmuar. Priten petët në madhësi 20×30 cm. Petët lyhen me yndyrë dhe në qoshe vendoset nga masa e përgaditur. Palohen petët në formë faculete dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë. Pjeken në temperaturë 200 gradë.
