Nëse keni lëkurë të thatë apo të irrituar kjo maskë që përgaditet në kushte shtëpiake ndihmon në hidratimin e saj.
Përbërësit:
- 1 lugë kakao
- 1 lugë vaj ulliri
- 1 e verdhë veze.
Përzihen këta përbërës së bashku derisa të përfitohet maskë homogjene. Masa e përfituar aplikohet në fytyrë dhe lejohet të veprojë për 30 minuta. Shpërlahet me ujë të vakët.

