Qysh me largu ngjyrën e markerit nga materialet?

1.Nëse ngjyra e markerit nuk është tharë ende, atëherë me anë të një lecke të thatë fërkoni njollën. Kjo do të largojë ngjyrën e cila nuk është thithur ende nga materiali i pambukut.

2.Nëse ngjyra është tharë atëherë do të ju duhet një tretësirë me përqindje të lartë alkooli. Aplikoni një sasi të vogël alkooli në njollën e markerit dhe vendosni një letër kuzhine mbi njollë. Lejoni të thahet, dhe pastaj lajeni në lavatriqe.

Leave a Reply