Opsionet Cut dhe Paste janë shumë të mira, por Google ofron edhe një opsion i cili mundëson ruajtjen e mesazheve të Gmail në formatin PDF në shërbimin Google Docs.
Ja si bëhet kjo:
- Identifikohu në Gmail.
- Shkoni tek opsioni Settings.
- Klikoni në menynë Labs.
- Ecni poshtë më maus dhe klikoni Enable Create a Document.
- Shkoni në fund dhe klikoni Save Changes.
- Kur dëshironi të ruani një mesazh si dokument, klikoni në butonin More dhe zgjidhni opsionin Create a Document.
- Një faqe e re do hapet dhe ju do të jeni në Google Docs.
Prej aty e keni lehtë të redaktoni, dhe eksportoni në formatin PDF ose në ndonjë format tjetër.
Kjo është e dobishme nëse ju pranoni mesazhe të rëndësishme dhe që ju duhen, mund ti ruani si dokumente dhe pastaj ti printoni.

