Qysh me i dite ushqimet me permbajte te larte hekuri? Hekuri ka shumë funksione në trupin e njeriut. Shumica e këtyre funskioneve janë rrënjësore për jetesën.
Përdorimet e hekurit ne trupin e njeriut janë si më poshtë: Hekuri përdoret për prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te caktuara të cilat janë të domosdoshme për një trup të shëndetshëm.
Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak ne vende te ndryshme të trupit.
Mungesa e hekurit mund të çojë në:
- Lodhje dhe rraskapitje,
- Vështirësi në frymëmarrje,
- Pagjumësi,
- Mungesë oreksi,
- Zbehje,
Gjithashtu të çon edhe ne rritje të ngadaltë e të vështirë të fëmijëve. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë shurdhim, sëmundje kockash, funskionim të dobët të trurit, (fëmijët e kanë të veshtirë të mësojnë e studiojnë).
Mungesa e hekurit mund të shkaktojë edhe hemoragji të rënda menstruale duke sjellë anemi. Gjithashtu edhe mungesë të gjakut në zorrën e trashë. Për të mbajtur një nivel normal të hekurit në organizëm, e vetmja mënyrë eshtë të hamë ushqime të pasura me hekur.
Kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë larg anemisë, të jemi të fortë e të shëndetshëm.
Lista e ushqimeve të pasura me Hekur:
- Fasulet jeshile
- Rrënjë rrepash e panxhari
- Bizelet
- Patatja
- Majdanozi
- Asparagu
- Lakërishtet
- Shalqini
- Misri
- Lakra e kuqe
- Barbunjat / bishtajat
- Farat e Sojës
- Fara Luledielli
- Fara Kungulli
- Orizi kaf
- Gruri
- Cereali
- Spageti/Makaronat
- në përgjithësi Mishi I pulës dhe gjeli I detit
- Mëlçia
- Sardelet
- Mishi Mëlçi pule
- Kosi natyral
- Bajamet (dhe Vaji I tyre)
- Kumbullat
- dhe kajsitë e thata.

