Diabeti është qrregullim i metabolizmit që ndikon në aftësinë e trupit për të përdorur apo prodhuar insulinën. Kur qelizat tuaja bëhen rezistente ndaj insulinës apo trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm, niveli i sheqerit në gjak rritet duke shkaktuar simptomat e diabetit.
Simptomat e diabetit janë:
- Humbja e pashpjegueshme e peshës.
- Shikimi i paqartë apo ndryshimi në shikim.
- Etja më e shpeshtë që shkaktohen nga niveli i lartë i sheqerit në gjak.
- Rritja e nevojës për urinim.
- Mpirja e këmbëve apo duarve.
- Shërimi shumë i ngadaltë i plagëve.
- Shfaqja e gungave të thata dhe kruarja e tyre.
- Uria më e shpeshtë se zakonisht.
