Plani i biznesit paraqet një dokument të domosdoshëm dhe të rëndësishëm për themelimin e një biznesi, për menaxhimin, rritjen dhe zhvillimin e tij.
Plani i biznesit duhet të siguroj informatat e mëposhtme:
- Ku ndodhemi në momentin e tanishëm?
- Ku dëshirojmë të arrijmë?
- Si të arrijmë atje?
- Sa janë të vlefshme sakrificat në krahasim me investimet që kemi për të bërë?
Plani i biznesit përmban:
- Rezymenë, e cila është përmbledhje e shkurtër e planit të biznesit e cila shkruhet në fund, por vihet në fillim dhe përmban informata kyqe dhe shumë të përmbledhura mbi investitorin, shërbimet dhe tregun.
- Historikun e shkurtër dhe gjendjen e përpiktë. Këtu shkruhen shkurtimisht informatat mbi të kaluarën dhe ecurinë e zhvillimit nga të gjitha aspektet për tu ndalur më hollësisht lidhur me gjendjen e shitjes.
- Analizat e pozicionit dhe analizat SWOT(Strength, Weakness, Opportunities, Threats), ku analizohen përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet me të cilat ballafaqohet biznesi.
- Përcaktimi i qëllimeve për një periudhe të ardhsme kohore, ku në të shumtën e rasteve përfshin 3 vite.
- Analiza e tregut (produkti dhe shërbimi që ofrohet, tregu që synohet, segmentimi, kërkesa, konkurrenca, qmimet, plani i shitjes dhe plani i promovimit të biznesit).
- Aspektet teknologjike dhe përshkrimi i procesit të punës për sajimin e produktit dhe shërbimit dhe lokacioni.
- Aspektet e menaxhimit (struktura e organizimit, përshkrimi i punëve, ndarja e punëve dhe aftësimi i personelit).
Identifikimi i shpenzimeve dhe investimeve e burimeve të financimit. - Analiza financiare përfshin parashikimet financiare, rrjedhën e parasë, pasqyrën e të ardhurave, bilancin e gjendjes etj.

