Qysh me eleminu erën e lavatriçes?

Kripërat e ujit, mbeturinat e ndryshme, kalkaret dhe mbetjet e ngurtësuara të detergjenteve janë disa prej shkaktarëve të erës së keqe që vjen nga makina larëse. 

Si të heqim erën

  1. Për këtë arsye rekomandohet që të bëhet pastrimi i saj të paktën një herë në tre muaj.
  2. Për këtë nevojiten uthull molle, dy kokrra limon dhe 1 lugë gjelle gëlqere e shuar.
  3. Tretni gëlqeren në uthullën e mollës derisa të bëhet një lëng i kondensuar.
  4. I shtoni lëng limoni dhe vendosni mënjanë përmbajtjen.
  5. Vini lavatriçen në programin me 90 gradë dhe kur të jetë mbushur me ujë i shtoni tretësirën e mësipërme në vendin e ilaçit të rrobave.
  6. Pas larjes nëse dëshironi bëni një larje me ujë pa shtuar gjë për të eliminuar erën e uthullës.

Leave a Reply