Qysh me dite cili caj na duhet neve? Një filxhan me çaj të gjithve na relakson kohë pas kohë. Mirëpo përveç relaksit çajrat kanë edhe shumë benefite të tjera.
Në fakt, secili prej tyre është më i veçantë se tjetri. Meqë ata rregullojnë shumë probleme të ndryshme, është e rëndësishme ta dimë cili se çfarë efektesh kanë.
Çaji i limonit – pastrues dhe dezinfektues
Çaji i limonit pastron trupin dhe ju mbush me energji. I kombinuar me mjaltin transformohet në një pije shumë të shëndetshme që mbron organizmin dhe kuron fytin e lënduar, forcon sistemin imunitar dhe ju mban ngrohtë.
Çaj kamomil – për gjumë e qetësi
Kamomili prej vitesh njihet si një qetësues mjaft efikas natyror për njeriun (të çdo moshe). Përdoret për të larguar gazrat nga zorrët dhe liron ngërçet (spazmat e muskulatures).
Një filtër rekomandohet të përdoret për një filxhan.
Të shtohet në filxhan uji i sapo zier (100 º C) duke u munduar të mos hidhet sipër filtrit, për të evituar fryerjen e tij. Të lihet 5-6 minuta dhe më pas të konsumohet duke u ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshires.
Çaj mente – ndihmon në dhimbjen kundër migrenës
Çaji nga Fletet e Mentes eshte shume freskues, mjaft popullor dhe i perdorur ne vendet e Afrikes Veriore si Maroku.
Njihet per aftesite e tij per te qetesuar sistemin nervor, uljen e flatulences, stimulon temthin dhe perdoret si rihidratues.
Mentja eshte e pasur me mentol dhe tanina. Ky çaj mund te shijohet me pak akull i dekoruar me gjethe te fresketa menteje.
Çaj boronice – për sistemin imunitar
Frytet e boronicës dhe çaji i dalë prej tyre ndihmon dukshëm në trajtimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në kapilarë, veçanërisht në hemoragjitë e retinës.
Shpresoj te ju kemi pergjigjur pyetjes tuaj se cili caj na duhet neve?

