Numrin e plikos, i cili është gjeneruar nga aplikacioni, vendos në pliko (zarf).
Pasi jeni siguaruar se informatat e shënuara i keni të sakta dhe e keni shënuar numrin në pliko, atëherë e shtypni butonin Dërgo.
Shtyp informatat personale në kopje fizike: Numri personal,Emri, Mbiemri, Numri i llogarisë bankare, Emri i bankës si dhe numri i telefonit.
Sigurohuni se kuponët tuaj i përmbajnë minimum këto elemente: Logon ose emrin e biznesit Numrin Fiskal Nr.e TVSH nëse është i regjistruar në TVSH Totali në euro Datën dhe orën Nr. Serik të pajisjes Nr. Kuponit Fiskal Logon e RKS.
Kompleto kuponët fiskal duke u siguruar se numri i kuponëve dhe vlera e tyre i takon njërit nga Grupet: Grupi I – Plikot me më shumë se 30 kuponë dhe me vlerë nga 250€ deri në 500€, do të rimbursohen në vlerën 10€; Grupi II – Plikot me më shumë se 40 kuponë dhe me vlerë nga 501€ deri në 800€, do të rimbursohen në vlerën 15€; Grupi III – Plikot me më shumë se 50 kuponë dhe me vlerë mbi 800€, do të rimbursohen në vlerën 20€.
Kompleto plikon duke u siguruar se i përmban: Kuponët Fiskal Informatat personale Numrin e plikos.
Plikoja e kompletuar, mund të dorëzohet në cilëndo Zyrë Postare në Republikën e Kosovës
Pasi që të bëhet verifikimi i të dhënave në Pliko, zyrtari i Postës ka për obligim të pajisë qytetarin me dëshminë e pranimit të plikos.