qysh.me është një udhëzues praktik në shqip. Këtu gjeni përgjigje të qarta për pyetjet e përditshme që nisin me “Qysh me…?”: receta gatimesh dhe ëmbëlsirash, këshilla për shëndetin, teknologji, shtëpi, bukuri, udhëtime dhe stil jetese.

Që nga viti 2015 kemi publikuar mbi 1.000 artikuj. Synimi ynë është i thjeshtë: që çdo udhëzim të jetë i kuptueshëm, i zbatueshëm dhe i shkruar në gjuhën që flasim përditë.

Kush shkruan

  • Argjenda Selmani – SEO Content Specialist te dua.com. Në qysh.me shkruan receta, këshilla për shtëpinë dhe udhëzues praktikë, si ai për inteligjencën artificiale.
  • Eduard – autori i shumicës së artikujve në qysh.me.

Si punojmë

  • Shkruajmë në shqip, me fjali të thjeshta dhe, kur tema e lejon, me hapa që mund t’i ndiqni menjëherë.
  • Artikujt për shëndetin janë vetëm për informim dhe nuk e zëvendësojnë këshillën e mjekut. Nëse keni simptoma ose keni nevojë për trajtim, konsultohuni me mjekun.
  • Nëse gjeni një gabim ose një informacion të vjetruar, na shkruani dhe do ta shqyrtojmë.

Na kontaktoni

Për pyetje, sugjerime ose korrigjime, na shkruani në info@qysh.me. Më shumë informacion do të gjeni në faqen Kontakt.