Qysh me u mbrojtë nga infeksionet në pishinë?

Larja në pishinë mund të jetë sa relaksuese, aq edhe problematike sa ju përket infeksioneve të ndryshme.

Edhe pse uji të cilin e përmbajnë pishinat është I kloruar, gjasat për infeksione prapë janë të mëdha për faktin se ekzistojnë disa mikroorganizma që janë të rezistueshëm ndaj klorit.

dua.com: E ti, çka po pret? Shkarko tani!

Infeksionet në pishinë

Ndër infeksionet që mund ti marrim gjatë larjes në pishina janë: Infeksionet e veshit, infeksionet e syrit, infeksionet urinare, infeksionet e lëkurës dhe infeksionet në këmbë.

Këshilla se si të veproni gjatë larjes në pishinë për të shmangur infeksionet:

  • Bërja dush para dhe pas daljes nga pishina.
  • Mos përdorni shkopinj për pastrimin e veshëve
  • Mos hapni sytë nën ujë kur zhyteni në pishinë
  • Nëse keni një trakt urinar të ndjeshëm, në mbrëmje para se të shkoni në pishinë,merrni një uroantiseptik (psh Bactrim)
  • Bleni sandale kualitative dhe kujdesuni që shputat t’i mbani të thata
  • Mos u ulni në peshqir të thatë dhe me kostume të larjes të lagura
  • nëse ndjeni ndonjë dhimbje pas shkuarjes në pishina, vizitoni patjetër mjekun.

Leave a Reply